
Objektivat
01
Sinergji përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit
Në fushatat dhe aktivitetet tona, ne kemi krijuar sinergji midis komunitetit lokal dhe sfidave mjedisore dhe të qëndrueshmërisë. Angazhimi dhe edukimi i të rinjve si liderë dhe avokatë të ardhshëm të mjedisit është një nga
veprimet kryesore ku janë zhvilluar trajnime.
02
Inovacioni, kreativiteti dhe qëndrushmëria e zgjidhjeve
Zhvillimi i projekteve nga ne,
duke përfshirë teknologjitë e reja dhe promovimin e qëndrueshmërisë së tyre, ka nxitur
inovacionin dhe kreativitetin.
03
Aktivitetet
Me veprime konkrete që kemi ndërmarrë për të përmirësuar cilësinë e mjedisit
përmes përfshirjes së të rinjve, synojmë t’i ndihmojmë ata të kuptojnë agjendën e gjelbër
dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
04
Avokimi dhe pjesëmarrja e komunitetit
Avokimi i politikave dhe ligjeve në mbrojtje të
ndryshimeve pozitive dhe inkurajimi dhe fuqizimi i aktiviteteve në projekte të qëndrueshme
ka qenë dhe është fokus i aktivitetit tonë lokal dhe rajonal.
05
Avokim për Klimën
Ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit rreth seriozitetit të ndryshimeve klimatike, shkaqeve dhe zgjidhjeve të mundshme. Kjo krijon një ndjenjë urgjence dhe mobilizon mbështetje për veprim.
06
Partneritetet dhe Bashkëpunimi
Vendosja e partneriteteve me organizata të tjera,
biznese dhe qeveri për të mbështetur iniciativat mjedisore dhe për të ndërtuar një rrjet të
fortë mbështetjeje
Mission-driven Initiatives
Jemi krenarë të prezantojmë hapësirën tonë të re të podkasteve!
🚀 Lajm i madh nga Shkolla Havzi Nela! 🎙️✨
Jemi krenarë të prezantojmë hapësirën tonë të re të podkasteve, një qendër krijuese ku nxënësit mund t’i sjellin idetë e tyre në jetë!
Si pjesë e projektit One Click Act, kjo hapësirë do të fuqizojë zërat e të rinjve, do të nxisë rrëfimin e historive dhe do të përmirësojë aftësitë e komunikimit.
Projekti One Click – ACT! zbatohet nga Ekologet për Rajonin dhe Fusion ACT me mbështetjen e Programit Alternative Pathways, i financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, i zbatuar nga British Council Albania
OneClickACT #alternativepathways #YouthEmpowerment #CommunityChange #DigitalInnovation




